ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

HETIMET/ Detajet e reja nga vrasja dyfishe dhe pista që po ndjek si parësore prokuroria- e kaluara e viktimës…

Dy persona kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silva Ndocit në Shkodër. Vrasësit kanë qenë në makinën “Benz” që u gjet e djegur dhe po prisnin mbërritjen e çiftit. Sapo automjeti ka mbërritur njëri prej atentatorëve ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Boran Bërçana dhe Silva Ndocit. Ai ka qëlluar nga xhami i shoferit dhe plumbat kanë kapur fillimisht 30-vjeçarin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Boran Bërcana ka marrë i plumb në fytyrë dhe 4 në trup, ndërsa Silva Ndoci 1 plumb në kokë dhe 5 në fytyrë. Bërcana ka tentuar të shpëtojë duke u hedhur në sendiljen e pasme, por nuk ja ka arritur dot. Trupi i Bërcanës ndodhet mes dy sendiljeve të para, ndërkohë që trupi i 25-vjeçares ndodhet në sendiljen e parë të makinës. Në kohën që atentatori ka lëshuar 23 plumba nga arma MP5, në sendiljen e pasme të kësaj makine ishte djali dy vjeç i çiftit.

Asnjëri prej plumbave nuk e ka kapur atë, ndërsa sipas personave që e gjetën në makinë, fëmija ishte i terrorizuar dhe kishte shkuar në krahët e nënës së tij. 2-vjeçari ka qëndëruar për rreth 5 orë brenda makinës, ndërkohë që prindërit e tij kishin vdekur. Pas 23 të shtënave vrasësi rifutet te makina e tij dhe bashkë me bashkëpuntorin largohen në dalje të Shkodrës. Personi që ka qëlluar me breshëri sipas të dhënave nga Policia e Shkodrës nuk ka patur maskë në fytyrë, por mbante një kapele që të mos identifikohej nga Policia. Të dhënat mbi autorët janë të pakta, por dyshohet se ata kanë përdorur targa të falsifikuara për automjetin që u gjet i djegur. Dyshohet se ata mund të jenë vrasës me pagesë, pasi thuajse nuk kanë lënë asnjë provë në vendin e ngjarjes. Gjithsesi Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që tregojnë autorët teksa largohen.

Vrasje e dyfishtë në Shkodër ka bërë që ekspertë të Kriminalistikës nga Tirana të shkojnë në ndihmë të grupit hetimor. Burime nga Policia e Shtetit thanë se krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, por trupat e tyre janë gjetur 5 orë më vonë, pasi arma kishte silenciator dhe nuk janë ndjerë të shtëna nga fqinjët. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve lidhet me dyshimet se Boran Bërcana ka qenë pjesë e një grupi kriminal të rrezikshëm në Shkodër. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me këta persona edhe në kohën që ishte Polic, madje disa herë ka marrë vërejtje kur ishte në radhët e uniformave blu. Gjithashtu grupi i ekspertëve ka filluar të analizojë dosjet e ish-policit për të zbuluar nëse ka pasur konflikt me njeri. Nga dosjet që ka pasur në përgjegjësi Boran Bërcana në kohën që ishte polic, do të shikohen personat që ka arrestuar, për të zbuluar nëse ndonjëri prej tyre kishte arsyje për tu hakmarrë.

Ngjarja ka ndodhur në pak sekonda, dhe autori pas të shtënave është siguruar që çifti ka vdekur, ka parë fëmijën në makinë dhe është larguar sërish andej nga ka ardhur, duke hipur në automjetin që po e priste dhe bashkë me drejtuesin e mjetit janë larguar drejt lagjes “Kiras”, ku mësohet se u braktis dhe makina, për t’ju vënë flaka pranë rrugës nacionale Shkodër-Koplik. Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një subjekti privat pranë banesës së çiftit, ndërkohë që materiali filmik është dërguar në Tiranë ku priten të zbulohen të dhëna lidhur me identitetin e autorit, mbi të cilin deri tani nuk ka asnjë të dhënë. Sot, një ditë pas krimit makabër, në Shkodër janë përcjellë për në banesën e fundit Boran Bërcana dhe Silva Ndoci. Dy familjet kanë zhvilluar një ceremoni të përbashkët ku kanë marrë pjesë qindra njerëz. /SHQIPTARJA/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Loading...

Lini një Përgjigje

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.