
Unë zgjohem prej gjumit, tash që jam në pension, ma vonë se ime shoqe, për çdo ditë…dhe…kam arsye sepse due me u “rritë”! Ajo shkon qysh herët në “punë” çdo ditë, nipin tonë 5 muejsh me e baby-sit!
Sigurisht, ajo nuk harron që në nji copë letër me m’i lanë edhe porositë! Sot më kishte shkrue:
“Mbyte NJI mizë”!
Sot që përgjumshëm e tuj folë me vedi isha çue! “NJI mizë?!” Po ku me e gjetë mizën unë moj grue?!”
Ma vonë, mbasi lava faqet me ujë të ngritë, e mbasi u ula me e pi kafen me teraqillek, të cilen ma len gati ime shoqe çdo mëngjes e mbasi tymosa nja dy- tri cigare me “lezet”, mora mbytesën e mizave e u solla nepër shtëpi, mizën e vetme për me e gjetëe!
….E , tuj u rrotullue nëpër shtëpi, m’u kujtue kur shkojshim dikur në Velipojë me “verue”! M’u kujtuen ato çadrat ushtarake, nën pisha e nën plepa, e na tuj u “freskue”! E prap edhe për ato miza të “majme” pata mall e mendova me dashuni:
“Pah, sa mizat, kur uleshim me ngranë, i kena pas kapërdi! Na pat ruejte Zoti, per bukuri!”.
P.S. As u mora ma me NJI mizë që s’e di se si na kishte hi në shtëpi. Fill u ula në Facebook, atë “histori” me e shkrue! Hera e “parë” në jetën time që porosinë e grues s’e kisha zbatue! /Publikuar në Facebook nga aktori Ymer BALA, “Mjeshtër i Madh”, marrë e redaktuar (shumë pak) pa lejen e autorit nga ShkodraWeb/




