Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas heqjes së “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës të cilën Rama e ka quajtur një simbol vulgar që tregonte qytetin si një kazino. Basha në një postim në Twitter shkruan se “Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë”
POSTIMI I PLOTË
“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro”.