Sir Aleks Ferguson, trajneri legjendar i Mançester Junajtid, që drejtoi djajtë për plot 26 vite, është shtruar me emergjencë në spital, këtë të shtunë, pas një hemorragjie në tru, raportojnë mediat britanike.
Nga klubi i Junajtid, thonë se operacioni ka shkuar mirë, por ai tani ka nevojë për kujdes intensiv që të marrë veten. Familja e 76-vjeçarit ndërkohë, ka kërkuar privaci, në këto momente të vështira, që Ferguson gjendet në spital duke marrë veten.