Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

HEC-et mbi Osum, Gjiknuri: Projekti, jo në zonë të mbrojtur. S’kam dijeni nëse ka manipulim

ShkodraWeb 12 February, 2018
gjiknuri4

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka folur për çështjet më të nxehta të ditëve të fundit. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ministri Gjiknuri është ndalur tek çështja e HEC-eve mbi Osum.

Ndryshe nga sa kryeministri Rama pranoi dy ditë më parë, se ka pasur një problematikë në koordinata, ministri Gjiknuri thotë se nuk ka dijeni nëse ka manipulim në projektet për HEC mbi lumin Osum.

Sipas tij, leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2016, dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është bërë nga agjencitë përkatëse.

Një tjetër temë që pritet të diskutohet do të jetë ajo e rrugës Tiranë-Elbasan, pasi dy ish-drejtorë të ARRSH po hetohen për “shpërdorim detyre”.

Po kështu, ministri do të flasë edhe për inceneratorët.

INTERVISTA
Ju keni zhvilluar një vizitë në ShBA, dhe disa takime të rëndësishme. Keni ardhur me diçka në Shqipëri?
Çdo takim që zhvillohet në SHBA ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Para mundësi të komunikoj dhe me këshilltarin e Trump për Sigurinë dhe drejtues të tjerë të lartë. Në të gjitha këto takime doli qartë mbështetja që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat. Për ne ka rëndësi edhe mbështetja në projekte strategjike në fushën e energjisë. Pata mundësinë të loboj për projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, dhe gazit.

Deputeti Shehaj ju ka akuzuar ju dhe ministrin Ahmetaj se keni kryer telefonata me persona që janë në hetim. Ka gjë të vërtetë?
Meqë unë isha në Amerikë dikush do të dilte të hidhte një shashke këtej nga Shqipëria. Është njësoj si të them unë sipas thashethemeve që Shehaj ka dhënë 800 mijë euro për të qenë pjesë e listës së PD në Vlorë. Tani jemi mësuar me thashetheme, por faktet aty janë dhe le të hetohet.

Do t’i përgjigjeni kërkesës së opozitës për interpelancë për inceneratorët?
Unë e kam për detyrë këtë gjë, dhe do të përgjigjem. Edhe pse unë i jam përgjigjur me shkrim opozitës për kërkesat për këtë çështje.

Opozita e ka ngritur si një çështje të rëndësishme për incenereatorët. Si është e mundur që një person i vetëm të jetë për tre inceneratorët?
Unë nuk dua të hyj te pjesa si janë bërë këto procedura. I janë nënshtruar Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe mos gaboj edhe ndonjë lloj hetimi administrativ. Inceneratori i Fierit dhe i Elbasanit janë marrë përsipër për t’u ndërtuar nga buxheti i shtetit. Ndërtohet nga kompania private futet ne operim, i dorëzohet pastaj bashkisë, e cila është pronari final.

200 mln euro janë për tre inceneratorët. Është normale kjo?
Këto para shlyhen në vite me paratë e shtetit, dhe në fund pronësia i kalon shtetit. Buxheti i shteti del garant për bashkitë nëse ato nuk arrijnë të shlyejnë detyrimet. Pra nëse nuk garantohet minimumi i sasisë së nevojshëm të mbetjeve, apo nuk kanë para për të paguar tarifën për metër kub, për mbetjet që do të trajtohen aty. Në Fier ka filluar puna për ndërtimin e inceneratorit, por ka patur disa problematike me banorët aty.

Flasim për përplasjet në Vërri. Sipas banorëve janë ndryshuar koordinatat. Koncensionari synon ta ndërtojë 900 metra larg tokave bujqësore…
Nuk e di. Këtë informacionet do ti jap në interpelancë. Ka mbetje që nuk përpunohen dhe forma më e mirë është incenerimi. Në zyrën time bashkë me një delegacion gjerman shprehu interes për projektet në Shqipëri.

Cili është risku i parë që paratë vijnë nga shteti?
ka riskun se vepra do të përfundojë shumë më shpejt. Pasi ajo duhet të mbulojë për një vit psh. Ai ka dhe një pjesë fitimi. Do ketë fitim të pranueshëm. Këto duhet të shihen. Nëse ka meraqe parlamentare nga çdo seksion, le të ngrihen, të krijojnë grupe monitorimi. Të shohin si po funksionon impianti i Elbasanit. Unë si ministër skam qenë përgjegjës për këto procedura. Duke mos e kapur procesin që nga A-ja deri në fund, e kam të pamundur të jap informacion për këtë gjë.

Po për Fierin? 28 mln euro ishte projekti. Ju duket normale kjo panorama?
se di ca marrëdhëniesh kanë pasur ortakët. Kjo është marrëdhënie e lirë.

E keni kontratën, kanë dalë në media..
Po them pse i kanë shitur aksionet. Këta ortakë kanë qenë ndoshta si fillim bashkë. Nga pikëpamja formale se shoh asnjë problem. Kjo kompani pas 5 vitesh i kalon shtetit. 28 milionë euro janë para që do të hidhen në impiant, që do të ndërtohen. Nëse këto para merren dhe nuk bëhet impianti, atëherë kemi të bëjmë me shkelje.

A mendoni se industria vendase e riciklimit është dëmtuar?
Nuk di ta them këtë, këto janë vlerësime të ndikimit mjedisor.

Do t’i hapni rrugë importit të mbetjeve?
Shqipëria e ka marrë një vendim për një çështje të tillë është e kotë t’i rikthemi kësaj teme.

Të flasim për HEC-et mbi Osum, si qëndron e vërteta e kësaj çështje?
Leja e ndërtimin është dhënë në 2016. Ka një pretendim nga Ministria e Mjedisit dhe jemi shprehur që nëse ka koordinata të rreme apo të dhëna t falsifikuara ka të drejtën të revokojë vendimet e dhëna nga KKRT-ja. Projekti nuk ishte në zonë të mbrojtur. Janë hedhur shumë spekulime, dhe t’i sqarojmë. Projekti nuk devijon ujëvarë, por vazhdon siç ka qenë. Unë nuk e di për çfarë projekti të manipuluar flitet. Unë di të dhënat për të cilat ka folur ministri i Mjedisit, dhe unë besoj se do vijohet në këtë drejtim deri në zbardhjen e plotë të rastit. Kam besim që Ministria e Mjedisit do t’i shkojë deri në fund çështjes. Sipas dokumenteve që kanë sjelle Agjencitë përkatëse të mjedisit, nuk ka probleme të tilla. Tashme i takon agjencive të mjedisit ta zbulojnë këtë. Unë flas për rolin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ky institucion nuk bën vlerësime mjedisore, këtë e bën një institucion tjetër./balkanweb/

Post navigation

Previous: “Kush janë politikanët e korruptuar që mbështeten nga Brukseli?!”
Next: Shifrat/ Shqipëria, eksportuesi më i madh i të miturve azilkërkues nga Europa

TË FUNDIT

full hd.04_50_31_12.Still069

VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD…

ShkodraWeb 22 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.