Hartimi i buxhetit për vitin 2022, Këshilli Bashkiak i Shkodrës nis dëgjesat publike në njësi administrative dhe qytet

Në kuadër të hartimit të Buxhetit 2022 dhe PBA 2022-2024, mbështetur në nenet 18 dhe 54 të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër ju njofton kalendarin dëgjesave publike.

Dëgjesat do të zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative dhe Lagjet nr.1,2,3,4 dhe 5 të Bashkisë Shkodër. Nga sa më sipër prezenca e secilit nga ju në zonat tuaja respektive është shumë e domosdoshme.


Problematikat, shqetësimet dhe nevojat për ndërhyrje qofshin këto në infrastrukturë apo edhe në fusha të tjera, që zonat tuaja kanë reflektohen në buxhet sipas rëndësisë dhe domosdoshmërisë që ju vetë e gjykoni dhe na e komunikoni.

Më poshtë do të gjeni:

Kalendarin e dëgjësave me datat, vendin dhe orën e planifikuar për t’u realizuar dhe linkun referues në faqen web të bashkisë të Prezantimit të PBA 2022 – 2024.

https://www.bashkiashkoder.gov.al/…/prezantimi_pba_2022…

Gjithashtu ju ftojmë që ti kushtoni 5 minuta nga dita juaj për t’iu përgjigjur sondazhit të listuar me poshte në lidhje me prioritetet e komuniteteve tuaja.

https://forms.gle/hHK6zt2rAbxet1hY6

Duke falenderuar për bashkëpunimin secilin nga ju, ju presim të na bashkoheni. /Njoftim i Këshillit Bashkiak Shkodër/