Gjatë 24 orëve te fundit si rezultat i reshjeve intensive dhe shkarkimeve përgjatë kaskadës në lumin Drin është përkeqësuar situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Pas inspektimeve në terren, të bëra nga Bashkia Vau Dejës, në njësinë Administrative Bushat situata e permbytjeve e kalon shifrën e 1000 ha tokë e përmbytur.
Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Bushat:
Deri në këto momente, janë mbi 1000 ha tokë e përmbytur ne fshatrat:
· Bushat
· Rranxa
· Mali I Jushit
· Fshati I Ri
· Trush I poshtëm
· Hotën
Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit dhe ka nje tendencë rritjeje.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe dhe të tjera si më poshtë:
1. Foragjere 575 ha
2. Jonxhe 355 ha
3. Vreshtedhe pemtore 5 ha
4. Grurë 65 ha
Aktualisht janë të bllokuara nga uji mbi 80 banesa, nderkohe me prezence uji në banesa jane 25 të tilla në fshatrat Mali I Jushit, Fshati I Ri dhe Trush I poshtëm.
Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me Fondacionin Hollandez, ofrojnë kushte për strehim për familjet e prekura nga përmbytjet, në cdo kohë .
Janë bllokuar si rezultat I përmbytjeve disa biznese mes të cilave 15 ferma blegtorale.
Është dëmtuar nga përmbytja një sasi e madhe e bazes ushqimore per gjënë e gjallë
Është në proces evakuimi gjeja e gjallë konkretisht :
· 325 krerë gjedhë
· Të imëta 257
· Derra 110
Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë immediate, kërkohet koncentrat dhe bar I thatë .
Bashkia Vau Dejës, në këto momente është pranë banorëve në zonat e permbytura me mjetet e saj të transportit, punonjesit e sherbimeve dhe emergjencave civile jane terren per ti ardhur ne ndihme banoreve.
Bashkia Vau Dejës është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve të zonave të prekura nga permbytjet.
Në Bashkinë Vau Dejës, Shtabi I Emergjencave po bën koordinimin, monitorimin dhe pergjigjen ne kohë të nevojave të komunitetit.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë verifikimin e dëmeve të shkaktuara deri në këto moment.
Bashkia Vau Dejës, fton të gjithë banorët që për cdo rast emergjencë të komunikojnë me Shtabin e Emergjencave Civile ne Bashkinë Vau Dejës, Policinë e Shtetit dhe Komitetin e Emergjencave Civile ne Prefekturen e Qarkut te Shkodrës për të shmangur cdo lloj situate emergjente.