Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

HARTA E DIVORCEVE – Fenomeni më i përhapur në Jug, Veriu më konservator, ja ku renditet Shkodra…

ShkodraWeb 23 May, 2025
divorci

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit.

Të dhënat nga Censi 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

Grafiku i mëposhtëm mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

Në anën tjetër të grafikut Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 maj 2025…
Artikull pas: VIDEO+EMRI – U vra në gusht 2024, kapet organizatori i ekzekutimit të Elis Rroshkodolit në Shkodër…

TË FUNDIT

final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025
zjarr vogel park 2025
  • Kronika e zezë

EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025
zjarr vogel park 2025
  • Kronika e zezë

EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari…

ShkodraWeb 16 July, 2025
amulante parkingje 2025
  • Kryesore

OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.