
Pas shumë akuzash dhe kërcënimesh publike nga ana e Presidentit turk, Kryeministri Haradinaj duket se ka vendosur t’u përgjigjet dhëmbë për dhëmbë deklaratave të Erdogan. Lideri shqiptar ka zgjedhur të reagojë rreth akuzave mbi dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova duke thënë se nuk do ta lejojë Erdoganit të ndërhyjë në punët e Kosovës. Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk e kanë në traditë të ndërhyjnë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër dhe se qeveria e tij do të bëj ashtu si e mendon të arsyeshme, pa u varur nga askush tjetër.
Në një reagim të drejtpërdrejtë, Haradinaj u shpreh se: “Kosova dhe unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë. As në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen. Punët tona të shtëpisë s’do të mundet kush t’i bëjë në emrin tonë në Kosovë. Do t’i bëjmë ne, kur t’i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë.
Nga ana tjetër, Erdogan kërcënoi ditën e sotme se po të donte mund të rrëzonte qeverinë në Kosovë.
Ai u shpreh se: “Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falënderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”.