
Kuvendi i ri ka nisur punimet ne seance plenare. Sic ishte paralajmeruar, perkohesisht ne krye te Kuvendit do te jete Besnik bare, pasi ka refuzuar drejtimin Sali Berisha. Pas nje fjale te shkurter nga Bare, ky i fundit ka zyrtarizuar 3 te zgjedhurit e pare te ketij Kuvendi, sigurisht me mandat te perkohshem deri ne krijimin e Byrose se Kuvendit. 3 deputetet me te rinj te Kuvendit, do te jene komisioni i perkohshem i procedurave parlamentare. Ne mes tre emrave, ishte edhe deputetja e Shkodres Izmira Ulqinaku, bashke me Anduel Xhindi dhe Kejdi Mehmetaj. Ne vijim, Bare ka lexuar emrat e deputeteve te rinj, sipas qarqeve dhe rendit alfabetik. Sot Kuvendit do te zgjedhe kryetarin, qe sipas gjasave do te zyrtarizohet Gramoz Ruci. /ShkodraWeb/