ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Hapat për shkarkimin e Presidentit zhysin vendin në…”, “The Guardian” artikull për Shqipërinë: Nuk kalon një muaj pa një skandal

Gazeta prestigjioze britanike i ka kushtuar një artikull të gjatë situatës më të fundit në Shqipëri, duke shkruar midis të tjera, se Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale të qershorit të shtyhen.

Sipas gazetës, kryeministri Edi Rama këmbëngul të shkojë përpara pa opozitën, duke thënë se nuk dëshiron të shpërblejë protestat në rrugë.

Gazeta shkruan se këtë javë kanë nisur diskutimet për të ndërmarrë një votim në Parlament për të shkarkuar Presidentin, duke e zhytur vendin në një krizë të plotë kushtetuese, ndërsa debatet për pranimin e vendit në BE janë temë qendrore.

“Pak muaj kalon pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish-Ministër i Brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi kaseta me përgjime, në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar për zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës”, shkruhet në artikull.

Kryeministri Edi Rama pranoi për “Guardian” se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe krimin, por këmbënguli se qeveria e tij po ndërmerr hapa real për ta luftuar atë dhe se kërkonte ndihmën e BE-së.

Në artikull thuhet se i gjithë gjyqësori i është nënshtruar një procesi verifikimi, ndërsa agjencia e kufirit e BE-së, Frontex ka nisur misionin e saj të parë jashtë BE-së në Shqipëri, për të ndihmuar në luftën kundër krimit ndërkufitar.

Artikulli i gazetarit Shaun Walker mbyllet: “Ndërkohë që mbështetja ndërkombëtare për Ramën është dobësuar gjatë kohës së qëndrimit të tij në detyrë, teksa përshtypja e luftës kundër korrupsionit është thjesht kozmetikë. Ndërkohë, pak vëzhgues neutralë besojnë se Partia Demokratike është më pak e “kalbur” nga skandalet e blerjes së votave dhe lidhjeve shqetësuese ndaj krimit”.

“Ne duhet të ndryshojmë më shumë se qeveria. Ne kemi nevojë për një sistem të ri, një zgjidhje për dekadat e ardhshme “, tha Blendi Fevziu, gazetar veteran që ka ndjekur zhvillimet më të vështira politike në vend.

Artikulli origjinal

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.