Nxitje dhe intensifikim në mes dy anëve të kufirit ndërshtetëror që më shumë bashkon se ndan Malësinë e Madhe, në pjesën e Shqipërisë dhe atë të Malit të zi, në mes Bashkisë së Koplikut dhe Komunës së Tuzit e qeverisur nga shqiptarët.
Një takim bashkëpunimi mes Bashkisë Malësi e Madhe dhe Komunës Tuz në nxitjen e projekteve ndërkufitare me bashkëfinancim të buxheteve respektive dhe të mbështetura nga BE u zhvillua sot në zyrën e tij nga Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj dhe Drejtorit Komunal të Komunës Tuz Nikollë Camaj dhe bashkëpunëtorit të kësaj drejtorie Luigj Junçaj.
Takimi ishte komplet në frymën pozitive për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen si dy njësi brenda një treve.