Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sport

Hamdi Salihi renditet i 28- ti në listën e golashënuesve të ligave kombëtare për shekullin e 21- të…

ShkodraWeb 16 March, 2025
hamdi salihi 2025

Ish- futbollisti i Kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është renditur i 28-ti në listën e golashënuesve më të mirë për shekullin e 21-të në ligat (kampionatet kombëtare) ku janë aktivizuar.  Shkodrani, pjesë e disa ekipeve të njohura europiane dhe një prej lojtarëve më të mirë në historinë e Kombëtares shqiptare numëron 217 gola duke u renditur kështu i 28-ti mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës sa i takon ligave ku janë aktivizuar në karrierën e tyre në periudhën 2001- 2024.

Salihi sa i përket shekullit të 21-të për golat e shënuar në kampionatet kombëtare ku është aktivizuar, ka lënë pas emra të njohur në futbollin botëror si Dirk Kuyt, Di Natale, Mario Gomez, Robi Van Persie, Francesco Totti, Berbatov, Roy Makaay, Nistelrooy apo ylli botëror Del Piero. Një pjesë e tyre golat e shënuar i kanë edhe përgjatë shekullit të 20-të por për shekullin 21, pra nga viti 2001 dhe deri më tani Salihi ka lënë pas gjithë këto emra.

Hamdi Salihi e nisi karrierën e tij në vitet 2000 duke u bërë pjesë e Vllaznisë në sezonet 2002-2004 me 30 gola të shënuar. Pas një eksperience në Greqi u bë pjesë e Tiranës për dy sezone duke realizuar 42 gola. Në 2007 bëri hapin e madh në karrierën e tij duke kaluar tek Ried mnë Austri pët të vijuar më pas tek Rapidi i Vienës dhe disa ekipe të tjera. Në 2015 u rikthye në Shqipëri duke qebë pjesë e Skenderbeut në vitet e lavdishme për dy sezone ku realizoi 42 gola. Në 2019 mbylli karrierën e tij në futbollin e luajtur duke numëruar 217 gola në total dhe duke u renditur i 28-ti në Europë për kampionatet kombëtare.

Sulmuesi shkodran nga 2006 deri në 2015 ishte një prej lojtarëve kryesor të Kombëtares shqiptare me 50 ndeshje të luajtura dhe 11 gola të shënuar ndërsa është një prej emrave kryesor që ndihmoi kombëtaren në kualifikimin historik në kampionatin europian në 2016-të edhe pse asokohe De Biazi nuk e grumbulloi duke e lënë jashtë europianit. Salihi sëfundmi kontribuoi si zëvendëstrajner i kombëtares dhe ëndrrën e tij në kampionatin europian e realizoi si pjesë e stafit të kombëtares në 2024.

Nga futbollistët shqiptar Besart Ibrahimi renditet i 35-ti me 207 gola. Të shënuar në këtë tabelë të UEFA por jo të klasifikuar në renditje, pas vendit të 48-të bëjnë pjesë edhe Viorensin Sinani me 179 gola dhe Daniel Xhafaj me 176 gola ndërsa në total duke përfshirë edhe golat në shekullin e mëparshëm, pra përpara viteve 2000 Sinani ka 213 gola ndërsa Xhafaj 207 gola në total. Këtë listë e kryeson Cristiano Ronaldo me 557 gola të shënuar, Levandovski me 402 gola të realizuar dhe i treti Ibrahimoviç me 393 gola të shënuar ndërsa më pas lista vijon me emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian si golashënues.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: NGA EDISON YPI – Episod me Elez dhe Lenin…
Artikull pas: LAJM I MIRË – Dy futbollistë të Vllaznisë thirren në Kombëtare, Pusi dhe Delaj nën urdhrat e Silvinjos…

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.