“Hakmarrës i vogël e i neveritshëm”, PD reagon pas shoqërimit nga policia të ish- kryetarit të Kuvendit…

Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit në polici të ish-deputetit të PD dhe ish- kryetarit të Kuvendit Kastriot Islami.


Nënkryetari i PD, Edi Paloka në një postim shkurt në Facebook, teksa poston një foto të Ramës, shkruan: “Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë…”

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami u shoqërua sot në mbrëmjen nga policia për mosmbajtje të maskës në ambiente publike.

Mësohet se Islami u ndalua në zonën e liqenit, ku policia pretendon se ai nuk ka pranuar të paraqesë as dokumentin e identifikimit.

ShkodraWeb Channel