Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

“Hajdeni merre sepse nuk është ‘vajzë’, nuk është për mua”, dhëndrri nga Shkodra kujtohet një muaj pas dasmës…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Daja i një vajze të re të sapomartuar, dyshohet se kanosi dhe kërcënoi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e virgjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit.

Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga denoncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: hajde merr vajzën nuk ishte e virgjër!

Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës. Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë. I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdhënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e virgjër. Një javë pasi konstatova këtë problem vura në dijeni mamanë time pastaj telefonova mamanë e L. I thashë në telefon që ajo nuk ishte vajzë, nuk ishte grua për mua dhe se duhet të vini ta merrni”, shprehet në denoncimin e kryer në polici dhëndri i ri.

Por më tej dhëndri tregon se pikërisht përgjigjja që mori nga ana tjetër e telefonit nga vjehrra ishte “do ta mbash me detyrim, përse nuk na vure në dijeni që natën e parë të martesës”.

Problemet për A. T kanë nisur në ditët në vazhdim, ku ai ka marrë telefonatë nga daja i L. , i cili e ka kërcënuar disa herë.

“Më tha nëse e lëshon L. do të dalë punë, më tha më mirë mbyllu në shtëpi”.

Sipas dhëndrit kërcënuesi është daja i dytë i nuses dhe këtë person ai e ka njohur ditën kur është shpallur fejesa. “Nuk e di nëse ky person disponon armë zjarri – thekson A.T, por kërkoj që ky shqetësim të ndiqet ligjërisht”.

Burimet bëjnë të ditur se menjëherë është marrë në pyetje nusja e re, e cila fillimisht tregon që pas natës së parë të martesës nga frika ka treguar se kush ishte personi me të cilin ajo kishte pasur një lidhje. “A. më pyeti a kisha pasur ndonjë lidhje, më tha trego të vërtetën se do jesh gruaja ime. I tregova – shton e reja. Ai mori në telefon në sy tim dhe kërkoi – hajdeni merreni se nuk është e virgjër. Dhunë fizike nuk ka pasur ndaj meje, por kërcënime si nga burri edhe nga vjehrri dhe vjehrra kam pasur”.

E reja kujton se vjehrri i ka thënë “ti ke dashnor? e frikësuar pranova që po. Ua thashë këtë gjë kur ata po pinin kafe dhe nga frika se në mur kishin një çifte. Më pas aty erdhi im shoq , ata i treguan çfarë pranova unë nga frika, im shoq më kapi nga flokët dhe se më gjuajti me shpulla”.

Sipas burimeve policore të gazetës Si është kryer këqyrja dhe kontrolli i banesës së dajos, të cilit nuk i është gjetur asnjë send i paligjshëm. Dajo deklaron: nuk e kam kërcënuar në asnjë moment dhëndrin, vetëm e kam sharë. më njoftoi motra e L, pra mbesa e cila më dërgoi një video, ku mbesa L . po merrej në pyetje nga dhëndri dhe vjehrri e vjehrra dhe ajo aty pranonte se kush ishte personi që kishte pasur të dashur para martese. E mora në telefon dhe i thashë: ca janë këto gjëra a jena miq, por dhëndëri më tha: nuk jena më miq, hajde merr mbesën pasi nuk ka dalë e ndershme. U shamë të dy, i thashë për çfarë arsyeje po i bëni këto gjëra që kujtoheni pas 30 ditëve martesë por dhëndri kërkoi: hajdeni merreni, nuk është grua për mua.

E ëma e nuses së re pretendon nga ana e saj se jeta e të bijës rrezikohet, por se ky nuk është aspak shkak për ndarje: ata duan ta lëshojnë pasi ime bijë nuk di të bëjë pune shtëpie dhe u kujtuan shumë vonë, nëse nuk ishte e ndershme të na thoshin ditën e nesërme këmbëngul gruaja që po ashtu shton para oficerit të komisariatit numër Kamëz: ata po na turpërojnë, ime bijë tani nuk është më e virgjër dhe nuk ma merr më askush.

Policia tregon për gazetën Si se dosja do referohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike, pasi rezulton që përgjatë dy ditëve të fundit përpara denoncimit daja ka telefonuar plot 21 herë në numrin e dhëndrit.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme”, Presidenti Meta mesazh për ndarjen nga jeta të Vildan Tufit
LAJM PAS: Urimi që bëri 19 vjeçari në seancë, Gjykata e Shkodrës vendos masën e sigurisë për të rinjtë e dyshuar si autorë…

TË FUNDIT

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

1 hour ago
Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • Aktualitet

Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…

5 hours ago
DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit
  • Aktualitet

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

8 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • “Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • “Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023

54 mins ago
“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

1 hour ago
“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • Kryesore

“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…

2 hours ago
BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Kryesore

BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.