
Këngëtarja e njohur Gerta Heta ka treguar një histori shokuese sesi i dashuri i saj i parë ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kërcënonte. E ftuar në “Oktapod” ajo rrëfeu se për 6 muaj ishte dhunuar sistematikisht dhe kishte pasur frikë t’i tregonte prindërve.
Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova fola. I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që mos të më linin vetëm.
Prindërit m’u gjetën jashte mase afër. 1 vit të tërë ata më sillnin, më prisnin në shkollë. Ai më përndiqte, vinte tek shkolla, shkruante tek muret ‘Gerta të dua, më fal’.
Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi”, tregoi Gerta./balkanweb/







