Raporto TI

Guxim i deputetes Ulqinaku, “Topalli iku ne emer te “ndryshimit te elitave” ne PD”?!

Nga Blerti Delija

Deputetja e re e Shkodres Izmira Ulqinaku ka dhene nje interviste qe mbase mund te quhet edhe e guximshme. E zgjedhur papritur dhe pa kujtuar ne listen fituese ne Qarkun e Shkodres, ajo ka folur edhe per ceshtje qe mbase mund te konsiderohen akoma tabu ne rajonin e Veriut. Ka folur per elitat, jo per qarkullimin e tyre, por ndryshimin edhe ne listen e kandidateve per Shkodren. Ulqinaku eshte me e reja e deputeteve te Shkodres, sic e thote vete ne interviste, e lindur ne vitin 1991. Pra, vetem 26 vjece dhe me nje eksperience minimale ne politike. Tema e “qarkullimit te elitave” eshte ilustruar, ndoshta pa dashje me figuren e Jozefina Topallit. Dhe kjo, nga nje deputete qe ka lindur dhe ka rritur shtatin nen shenjen e Topallit ne PD-ne e Shkodres. Ndoshta nuk e ka informacionin, por edhe vete Berisha eshte shprehur deri diku i penduar qe Basha la jashte Kuvendit emra si Topalli, Bregu e Patozi. Ndersa Ulqinaku e quan nje gje te dobishme ndryshimin e elitave. Guximi vjen ndoshta nga mosha apo edhe euforia e te qenurit ne majen e politikes se larte, ku te ngjit mandati i deputetit. Megjithate, Ulqinaku ka folur teksa nuk jane shprehur kaq haptas as Lorenc Luka “ujk i vjeter“ i politikes teksa pervec pushtetit vendor, eshte ulur ne karriken e deputetit ne vitin 1996, pernjehere me Jozefina Topallin. Nuk ka folur as Bardh Spahia nje deputet i ri, por me eksperience relativisht ne gjate ne politike edhe si djali i Ali Spahise, nje nga figurat e rendesishme te PDSH-se sa ishte gjalle. Edhe profesori Romeo Gurakuqi, qe i pa si “zevendesues“ ne emer te besimit i Topallit, nuk eshte pozicionuar kaq haptas sa Ulqinaku. Edhe pse me liri me te madhe shprehje si kryetar i PDK-se, edhe Nard Ndoka nuk ka qene gjithmone i drejtperdrejte ne kete linje.

Pavaresisht se deklaron lidhjen e kahershme me PD-ne, Ulqinaku ben nje pohim qe tregon te kunderten “nuk besoj se votuesi demokrat në Shkodër të jetë i lidhur me emra të veçantë“. Realisht, eshte krejt e kunderta. Duke nisur nga Azem Hajdari, Ali Spahija, Ali Kazazi, Pjeter Arbnori, Astrit Bushati dhe deri tek Jozefina Topalli, jane te gjithe personazhe me nje peshe specifike shume te madhe ne voten e shkodraneve per PD-ne. Ka edhe emra te tjere, por ketyre nuk u afrohet asnje tjeter nga potenciali qe kane demostruar ne vite. Zgjedhjet lokale ne Shkoder ne 1996, u humben edhe per shkak te lojes se disa emrave brenda PD-se kunder kandidatit Artur Luka. Por Ulqinaku nuk ka si ta dije kete hollesi, sepse ka qene vetem 5 vjece. Edhe ne vijimesi, pesha e emrave te mesiperm ka qene e madhe, qofte edhe ne percaktimin e kandidaturave per kryetar bashkie, deputete, ministra e zevendesministra etj. Deputetja Ulqinaku e “fakton“ te kunderten e sa me siper, duke thene se “mjafton të kujtojmë se Partia Demokratike vazhdimisht ka pasur ndryshime të mëdha në listat e deputetëve, apo emrat e kryetarëve të bashkisë në Shkodër (besoj se më shumë se kudo tjetër) dhe ka fituar gjithmonë“. Ne mungese te informacionit, zonjusha nuk sjell ne vemendje faktin se pas 27 viteve, ka nje tjeter element qe mbase mund te garantoje fitoren edhe ne 2019-en: Eshte krijuar mandat pas mandati nje kaste, e lidhur me fije te dukshme dhe te padukshme me godinen e Bashkise dhe permes saj politkisht edhe me listat e kandidateve per deputete. Eshte krijuar nje rreth vicioz, bashki- liste deputetesh ku njera pale duhet te garantoje fitoren e tjetres per te siguruar vijimesine ne pushtet te PD-se dhe te kastes me interesa me shume ekonomike e te punesimit, te lidhur me te. Per here te pare keto 27 vite, largimi i dhunshem i Jozefina Topallit nga PD pritet te verifikohet ne impaktin qe do te kete per fatin e Bashkise Shkoder ne 2019-en. Deputetja Ulqinaku duhet te kete durimin te prese edhe dicka me shume se 1 vit e gjysem.

“Një ndër gjërat më të dobishme në një demokraci është ndryshimi i elitave, besoj se do të ketë Parlamenti dhe politika më shumë frymëmarrje.“, eshte shprehja qe i ve kapakun cdo gjeje ne intervisten e Ulqinakut. Nuk besoj se ajo eshte naive sa ti besoje asaj cfare ka deklaruar ne kete fragment te intervistes. Pakkush nuk e di se largimi i Topallit erdhi direkt nga Basha dhe jo ne emer te ndryshimit te elitave, por te nje hakmarrje me baze te kahershme, qe ne kohen kur Jozefina ishte fuqiplote ne krye te Kuvendit dhe e dyta pas Berishes ne PD. Nga ana tjeter, duhet “qarkullim“ dhe jo “ndryshim“ i elitave dhe kjo, permes nje procesi sa me te gjere dhe jo ne doren e nje individi te vetem, qofte ky edhe kryetari i PD-se. Ne vendet nder me te zhvilluarat, qarkullimi nuk do te thote fshirje nga lista. Mund te zbehet figura e nje lideri, i konsideruar i konsumuar, por jo te fshihet nga lista. Por me Topallin Basha nuk e kishte kete mundesi. Asnje deputet ne liste nuk mund ti vihej perballe asaj ne Shkoder, nese do te ishte deputete dhe do ti mundesohej fjala ne foltoren e Kuvendit. Prandaj nuk duhej “qarkulluar“ por “ndryshuar“ si elite, sic eshte edhe percaktimi i Ulqinakut, ne nje linje me veprimin e Bashes ndaj Topallit.

“Oreksi vjen duke ngrene“, edhe ne politike. Ulqinaku pavaresisht se e pa veten papritur ne listen fituese te PD, do te tentoje rizgjedhjen pas 4 viteve. Mosha e saj e re, e mundeson ambicjen e saj te pritshme. Por nese do te ndodhe ndryshe, a mund te gjeje ngushllim tek “ndryshimi i elitave“?! Sepse ne Shqiperi nuk ndodh ky proces, por ai i eleminimit te rivaleve, sic ndodhi sivjet me Topallin. E ne fakt, nuk mund te veme shenje barazimi me Ulqinakun pas 4 viteve me Topallin e 2017-es. Pervec pjese akademike qe ish- kryeparlamentarja e ka te kopsitur edhe me grada shkencore, Topalli per 20 vite pa nderprerje ishte ne majen me te larte te piramides shteterore dhe te piramides se PD-se. E kam perseritur disa here, por besoj ja vlen edhe ne mbyllje te ketyre rreshtave. I ndjeri Pjeter Arbnori ka qene shpesh i ftuar perballe meje ne emisione e biseda politike. Nje nga keshillat me te vyera, me shume se per mua- per politikanet e rinj, do te ishte: “Thuaj gjithmone te verteten, por jo te gjitha te vertetat”. Edhe kur kujton se i di ato…@ShkodraWeb

One thought on “Guxim i deputetes Ulqinaku, “Topalli iku ne emer te “ndryshimit te elitave” ne PD”?!”

  1. Po ti qe po i jep mend kesaj kakareqjet a e din se Jozefina u ba deputete mbrenda nates, pa pas dhane as kontributin minimal (ti po thue qe kjo kakareqja e ka dhane nji te tille)
    Dhe Jozefina u godit prej Berishes, qysh se qeni Berisha bani zagarin Nishani, president…
    Aq sa jam qe Jozefina ishte dashte me kene ne parlament e jo Loli, sepse ti e din shume mire luften idiote ne Shkoder. Izmira nuk i xane vendin Jozefines, por asht Loli ai qe me manovrat ala LOLO ja doli me e mposhte.
    Kur merrni persiper per me na shkrue demek me fakte, bani te pakten detyrat e shtepise.

Comments are closed.