“Guri po shënon pak..”, flet trajneri i Ostende ku luan bomberi shkodran: Nuk e zgjidh dot problemin askush tjetër…

Pas transferimit në kampionatin belg, Sindrit Guri e nisi mirë aventurën e tij duke shënuar rregullisht me fanellën e Ostendes por më pas, golat i transferoi në ndeshjet e Kupës. Megjithatë, nuk është se kanë bërë më mirë sulmuesit e tjerë dhe për këtë, trajneri i Ostendes, Gert Verehien është i bindur se nuk mund ta zgjidhë një sulmues tjetër përveç tyre.

Pak kohë më parë, Ostende afroi në skuadër një sulmues me eksperiencë si Tom De Suter, por mesa duket ai nuk ka bindur ende dhe vetë tekniku i Ostendes e pranon se nuk mund të zgjidhë problemin e sulmit, duke kërkuar që treshja Guri-Sakala-Zivkoviç të shënojnë më shumë.

“Nuk mund të pres që një lojtar që ka shënuar 3 gola në pjesën e parë të sezonit, të shënojë 15 gola në pjesën e dytë, por kur përqindja rritet, atëherë do të ishte një përfitim.

Natyrisht që Guri, Sakala dhe Zivkoviç kanë bërë shumë pak gola si sulmuesa që janë, por Suter nuk mund ta zgjidhë këtë. Unë nuk dua të flas shumë për këtë, sepse është shumë e sigurt se ai do të qëndrojë megjithëse vendos klubi.

E kam parë duke luajtur me ekipin e dytë, por asnjëherë me ekipin e parë dhe do të ketë hapësira në miqësoren ndaj Utrehtit ku edhe mund të tregojë veten. Vetëm pasi të bëjë ndeshjen e parë mund të flas më konkretisht”, u shpreh Verehien./Burimi:VipSport/

Loading...