Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Ekonomia

“Gulf” mashtrim 5 milionë eurosh, shpallet kërkim menaxheri kryesor shqiptar (emri)

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon. Burime nga Prokuroria e Tiranës janë shprehur për Top Channel se objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.

Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.

“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.

Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.

“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale. / TCH

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Qeveria e vendosur në rrugën e saj, nuk zeron pagesën e kuksianëve në “Rrugën e Kombit”, këto janë tarifat
LAJM PAS: Kompania e karburanteve “Gulf”, piramida “moderne” që u vodhi paratë shqiptarëve- zbulohen pronarët e vertetë

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
Grupi Bankar Fibank investitori më i madh bullgar në Shqipëri…
  • Ekonomia

Grupi Bankar Fibank investitori më i madh bullgar në Shqipëri…

4 days ago
“Harruan” ta bëjnë, skandali në “Fiks Fare”, si u hodhën në kosh 100 milionë lekë për rrugën në Vaun e Dejës
  • Ekonomia

“Harruan” ta bëjnë, skandali në “Fiks Fare”, si u hodhën në kosh 100 milionë lekë për rrugën në Vaun e Dejës

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit
  • OPINION NGA ARDIT RADA – Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother…

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

3 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

4 hours ago
FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • Kryesore

FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.