Grupimi “Topalli” ne PD dhe Berisha si amortizator i Bashes

“Jozefina Topalli nuk ben hapa mbrapa”! E ka thene vete Zonja e Hekurt, ish- kryetarja e Kuvendit, ish- nenkryetarja e PD-se dhe tashme edhe ish- deputetja e Shkodres. Topalli dhe Patozi jane ne sintoni te plote. Te tjeret jane me pak te ekspozuar si pjese e grupit anti- Basha. Megjithate, terokisht mendohet se jane shume, por se sa jane , askush nuk mund ta thote. Strategjia eshte nje dhe e vetme: Largimi i Lulzim Bashes nga drejtimi i PD-se. Dashur pa dashur, ka vetem nje motiv: Votimin “nje antar, nje vote”. Me 23 korrik Basha e kaloi me sukses, madje ne leter, me nje kundershtar te ethshem sic ishte Eduart Selami. Pavaresisht deshirave te Topallit, Patozit, Bregut e ndonje tjetri, Basha eshte veshtire te levizet. E vetmja shprese reale mund te jene zgjedhjet e vitit 2019, nese ai do te marre humbjen e rradhes, moralisht, e perseris moralisht, anti- Bashet kane te drejte ti kerkojne largimin nga drejtimi i PD-se. Vetem humbja e mundshme ne 2021, do te sillte automatiksht largimin e Bashes.
Por eshte e qarte se Topalli e Patozi e kane seriozisht, por shume te veshtire misionin e tyre. Starti eshte i lehte, por ruajtja e ritmit eshte me e veshtire. Nga ana tjeter, Topalli e Patozi jane thjeshte ish- nenkryetare e madje ish- deputete. Nga ana tjeter, pesha specifike politike e Bashes do te rritet, aq me shume kur tashme do te jete ne sallen e Kuvendit, i rrethuar ne Grup Parlamentar nga besnike e mbeshtetes te tij. Nga ana tjeter, antaresia demokrate eshte e prirur te jete me ate qe “sundon kalane” sic themi ne Shkoder. Shembulli me i afert dhe me i mire, ai i zgjedhjeve te 23 korrikut ne PD, kur pa u mbushur muaji i “denimit” edhe nga Basha me 4 vjet te tjera opozite, demokratet e votuan masivisht per te qendruar ne krye.
Ka edhe nje faktor tjeter, i cili tashme mund te thuhet se ka dale zbuluar. E nxorren zhvillimet e diteve te fundit, e sidomos ato te oreve te fundit. E la te kuptohej edhe Patozi, ne daljen e fundit televizive ku tha pak a shume se “ nese Berisha do te mbeshtese Bashen, do te jemi edhe kunder tij”. Sepse tashme eshte e qarte: Deklaratat “e forta” kunder drejtimit te PD-se nga Basha, “keshilltaret mizerabel”, “gabimet qe nuk do ti beja une”, “lista Basha dhe jo lista e PD-se”, jane te gjitha amortizim ndaj goditjeve te pritshme te kritikeve ndaj Bashes. Sidomos ne arsyetimin e antaresise demokrate, ceshtja “Basha” quhet e ezauruar derisa, Berisha “e ka kritikuar aq ashper dhe ne publik”. Te tjeret, nuk mund te thone me shume se sa tha Berisha. Nuk ka asnje dyshim se Berisha eshte ne krahun e Bashes, te pakten deri ne zgjedhjet e rradhes, e nuk besoj se do te duhet te presim vitin 2021. Berisha e deklaroi qarte se “pas humbjes se zgjedhjeve me kerkuar ne marr partine”. Pra, ai e merr PD-ne ne cdo moment qe deshiron. Kush tjeter, veshtire se mund te ulet ne karriken e kryetarit, te pakten pa “bekimin” e Berishes. Deri tani, kete “bekim” e ka vetem Basha! Deri kur…? Kete e di vetem Sali Berisha.