
Grupimi ” DHJETOR ’90” si një grupim idealistësh, iniciatorë dhe themelues të pluralizmit politik në Shqipëri, produkt i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90, sot në këtë takim me mediat dëshiron ti bëjë me dije opinionit publik vendas dhe të huaj se me dhimbje konstatojmë që: Demokracia në Shqipëri është shndërruar në një demokraturë alla putin.
-Fituesi i zgjedhjeve caktohet në tavolina bixhozi, ato i fiton ai që hedh më shumë në ruletën e bixhozit, por edhe ai që humbet merr pjesën e tij.
– Janë shuar kufijtë mes mazhorancës dhe opozitës.
– Opozita dhe mazhoranca janë njëlloj të pamëshirshme ndaj zgjedhësve të tyre.
– Është shkelur çdo parim dhe normë e legjitimitet demokratik të dokumentave bazë mbi të cilët bazohet pluralizmi dhe demokracia e brendëshme e partive politike të mazhorancës dhe opozitës.
-Theksojmë në mënyrë të veçantë të opozitës e cila është krijuar si një parti e vlerave të lirisë dhe demokracisë.
Partia që ne e kemi themeluar, ngritur, dhe mbajtur gjallë me kontributin dhe sakrificat tona përgjatë këtyre 31 viteve pluralizëm politik në Shqipërinë post diktatoriale.
-Ne jemi të vetëdijshëm që s’kemi bërë aq sa duhet për ta ndaluar këtë situatë të trishtueshme dhe mjerane, por marrim përgjegjësinë të japim çdo ndihmesë dhe kontribut që ta ndalim dhe ta përmirësojmë këtë klimë mbytëse dhe diktatoriale që ka zotëruar prej vitesh në Partinë Demokratike.
-Ne e kemi ndjekur me shqetësim dhe i kemi paraprirë me qëndrimet tona parandalimit të gjëndjes së rëndë ku ka përfunduar opozita shqiptare në këto 8 vitet e fundit.
Ku humbjet janë quajtur fitore dhe fitoret reale kanë munguar.
-Nuk mund ta lejojmë që sindromi serb i humbjeve të fitoj legjitimitet në Partinë Demokratike, për shkak se nga humbja e rradhës fitojnë dy apo edhe 20 ofiqarë partiak të përzgjedhur nga kryetari, cili do qoftë ai.
-Ndaj ne kemi vendosur që ti bashkohemi pa asnjë ekuivok Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021, në respekt të shumicës së cilësuar të delegatëve të Kuvendit të fundit Kombëtar.
-Kuvendit të 11 Dhjetorit disa prej nesh do ti bashkohen si të ftuar, (pasi gjendën të përjashtuar) dhe disa si delegat.
– Kuvendit të 11 Dhjetorit do ti kontribuojmë edhe me propozimet tona për ndryshimet në statutin e saj si Kushtetuta që udhëheq veprimtarinë e çdo anëtari dhe të zgjedhuri.
Një prej ndryshimeve statutore që do t”ja propozojmë Kuvendit të 11 Dhjetorit do të jetë: AZEM HAJDARI, ËSHTË “KRYETAR NDERI” I PËRJETSHËM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË.
Ky nen duhet ti prijë preambulës së Statutit të ri të PDSH-s
Ne e shohim Kuvendin e thirrur nga delegatët si ndreqësin e gabimeve dhe fajeve të kohës.
Në parimet tona ata që i bëjnë gabimet apo fajet duhet ti ndreqin dhe ti shlyejnë ato.
Delegatët e KK kanë vendosur ti zhbëjnë vendimet e tyre të gabuara me 11 Dhjetor 2021.
Dhe kjo është arësyeja që ne themeluesit e Partisë Demokratike do të bëjmë gjithçka që kjo parti të jetë e lirë, e pa kapur, e hapur ndaj rinisë, të përndjekurve politik, pronarëve të ligjshëm, intelektualëve dhe progresistëve euroatlantik.
Partia Demokratike nuk mund të jetë peng i askujt, kushdo qoftë ai, ajo është aset kombëtar dhe si e tillë duhet të jetë e themeluesve, e kontribuesve ndër vite, e votuesve besnik dhe e përkrahësve të saj.
Ne do të bëjmë çdo përpjekje që kjo të ndodhë.
Ne besojmë që Kuvendi i 11 Dhjetorit do ta rikthej normalitetin në PD, do të ringjallë shpresën dhe besimin tek demokratët dhe qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike e Shqipërisë është lokomotiva që do ta rimarrë përsipër ta drejtoj vendin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit në BE. /Deklaratë për mediat e Grupimit “Djketor ‘90”/




