ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

” Grupi ‘KÇK’ i shpallur në kërkim…”, Rama paralajmëron gjyqtarë e prokurorë: SMS që më erdhi në telefon…

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar sërish akuza të forta në adresë të prokurorit të Durrësit dhe gjykatëses atje, duke i kërkuar Kuvendit, reagim me forcë ndaj këtyre prokurorëve, qe i ka etiketuar si pjesë e grupit me te madh kriminal ne vend, “KÇK”, ose kap ça të kapësh.

“I them parlamentit se ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetingun e dinë që nuk e kalojnë dhe kanë nxjerrë dhe një togfjalësh mes tyre, KÇK, kap ca të kapësh. Këtë grupim KCK ky parlament duhet ta shpalli grup në kërkim, jo metaforikisht, e them në mënyrë të drejtëpërdrejtë”- tha Rama. duke shtuar me tej, “Ta shpalli në kërkim, me cdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu të gjithë së bashku, është e kotë ti bëjmë njëri tjetrit predikime dhe e kotë që nga tryezat e opozitës të ngrihemi këtu e të fa.jësojmë qeverinë, apo nga qeveria të ngrihemi e të justifikojmë. Procesi i vetingut për të përfunduar do kërkojë disa vjet, e ne nuk lejojmë që prokurorë si ai i Durrësit, gjykatës si ajo apo plot të tjerë të bëjnë kërdinë mbi njerëzit, cdo ditë”.

KÇK, sipas kryeministrit Rama eshte grupi me i madh kr.iminal ne vend.

“Policia po ju them e do ju sjell prap, se janë thënë e stërthenë sa herë policia ka dështuar në përballjen me gjykatën për vr.asës që pasi kanë dalë kanë rivr.arë për d.hunues që pasi kanë dalë kanë rid.hunuar, janë qindra. KÇK është grupi më i madh kr.iminal në Shqipëri, sot me fakte, prokurorë e gjykatës që e dinë se vetingun se kalojnë dot. Si mundet një prokuror të regjistroje tokë të dhuruar në emër të gruas, që paska qenë asistente a avokate e dikujt dhe ky dikushi regjistron tokën 500 metra dhe dhuron 50 mijë metra? E keni parë ndonjëherë që dhuruesi të dhurojë 100 fishin e gjësë që ka? Keni ju ndonjë krushk, ndonjë vjehrrë, ndonjë kunat kaq zemërgjerë sa tju dhurojë 100 fishin e asaj që ka?”- tha Rama.

Ndersa fliste, Rama eshte nderprere nga deputeti i Ballit Kombetar, per te cilin e ka pasur ne cast nje replike:

“E prisja ndërhyrjen e Ballit Kombëtar por po flasim këtu për kr.ime jo për pula, megjithëse jam dakord që të flasim edhe për pula. S’e ngrita këtu t’ju kërkoj ndihmë, por tju them që ky parlament duhet të reagojë ndaj këtyre dy kategorive, në kushtet kur sot jemi në një proces tranzicioni të sistemit të drejtësisë, që në fund do jetë i mjaftueshëm por deri atëherë nuk ka garanci për asnjë, për asnjë, për asnjë. Këtë garanci do e japë ky parlament. Se është kollaj nga tavolna e nga lartësia e teorive të ligjit vuajten e tjetrit, është kollaj ti përgjigjesh nga lartësia e asaj tryeze duke i thënë të vërtëtën një viktime që jam me ty po skam ca bëj se këtë e ka drejëtësia, por ku është drejtësia, le të thonë ca të duan, të hidhen përpjetë që të gjithë, këtë ndërhyrje do e bëjë parlamenti, me cdo cmim”- tha Rama.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.