Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Grupi i tritolit, zbulohen rolet e 6 të arrestuarve. Ja sa shitej një kallëp

ShkodraWeb 10 February, 2018
tritoli

Gjykata e Elbasanit la në burg të arrestuarit si anëtarë të grupi të strukturuar kriminal, për Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo.

ROLET

Hetimet për grupin që shiste lëndë plasëse për atentate ka çuar dhe një tjetër person në pranga, duke e çuar në gjashtë numrin e të arrestuarve. Ndërkohë, janë zbuluar dhe rolet e pjesëtarëve të grupit, ku 39-vjeçari Edmond Abazi rezulton organizatori i grupit.

Sipas burimeve nga Prokuroria dhe Policia, bëhet e ditur se Abazi, i riu nga Gramshi, cilësohet si kreu i këtij grupi kriminal, që merrej me shitjen e lëndës plasëse. Policia, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjeti 82 kallëpe tritoli.

Në bazë të hetimeve, për montimin e mekanizmit të plasjes së tritolit kujdesej Gazmor Kokla, 40 vjeç, nga Gramshi.

Ky i fundit cilësohej nga grupi si “eksperti”, pasi Kokla e ka mësuar këtë teknikë gjatë kohës që ka punuar në Uzinën e demontimit të armëve në Mjekës, disa vite më parë. Për zbulimin e grupit u desh dhe infiltrimi i agjentëve civilë, të cilët në disa raste kanë kryer blerje tritoli.

Nga kjo është mësuar se grupi negocionte me blerësit një çmim, që varionte nga 700 deri 1500 euro.

Hetimet për këtë grup nisën pas dyshimeve se ishin përfshirë në trafik droge dhe armësh, ndërkohë që gjatë mbajtjes në përgjim u zbulua se në fakt, objekti i tyre ishte prodhimi dhe shitja e lëndës plasëse. Hetimet për kapjen e grupit kriminal kanë nisur 3 muaj më parë nga Prokuroria e Elbasanit.

Sipas Prokurorisë, një pjesë e sasisë së tritolit të sekuestruar do të shitej në Tiranë. Në pranga ranë dhe Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, Kristi Maxhari, 21 vjeç, Kristian Petani, 22 vjeç, të cilët kishin rolin për të gjetur blerës të mundshëm.

Ndërkohë, i arrestuari i gjashtë është Erges Lipo, 30 vjeç, banues në Pogradec. Arrestimi i tij u bë në vijim të operacionit “Porosia” dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë këtij operacioni, Policia sekuestroi 82 kallëpe lëndë eksplozive e dyshuar si tritol, 2 armë zjarri, 440 fishekë, 15 celularë dhe 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i të akuzuarve u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.

Pesë të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 3 automjete, 15 celularë, si dhe sasi e konsiderueshme parash. Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm./panorama/

Post navigation

Previous: Berisha: Balili i dorëzoi Ramës filmimet e orgjive dhe erotizmave të shfrenuara të ministrave në dhomat e ‘Santa Quaranta’
Next: Denoncimi/ “Veliaj po dëbon kioskat tona për të vënë të vetat”

TË FUNDIT

full hd.04_50_31_12.Still069

VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD…

ShkodraWeb 22 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.