Grupi i famshëm Spice Girls do të jenë serish bashkë vitin e ardhshëm. Pesë pjesëtaret, përfshirë edhe Victoria Beckham, janë të gatshëm të ribashkohen për publikimin e një albumi.
Ka qenë Mel C e cila ka punuar në fshehtësi me themeluesin e Spice Grils, Simon Fuller gjatë muajve të fundit për të risjellë Beckham, Mel B, Emma Bunton dhe Geri Horner.
Një burim për The Sun tha: “Ata kanë filluar bisedimet që në verë dhe në fund ranë dakort të ribashkoheshin. Vajzat do të punojnë së bashku në një seri projektesh, ku përfshihet edhe një album i ri”.