Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

Grupi i falsifikatorëve të vizave, detyra me rëndësi që i kishin lënë polices, do fshinte…

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit shqiptar që falsifikonte viza amerikane dhe kanadeze. Bëhet fjalë për grupin prej 17 anëtarësh që trafikonin emigrantë drejt SHBA-ve dhe vendeve të BE-së, duke përdorur viza të falsifikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka pasur në përgjim anëtarët e grupit që nga viti 2016. Komunikimet mes tyre bëheshin kryesisht përmes aplikacioneve “Whatsapp” dhe “Viber”, por nuk mungojnë edhe telefonatat.

Pjesë e grupit të falsifikatorëve ishte edhe efektivja e Policisë, Entela Çala, e cila u la nga Gjykata e Krimeve të Rënda në masën “arrest shtëpie”.

Konkretisht, Çala ka kryer veprime të paligjshme duke fshirë nga regjistrat elektronikë gjobat e disa prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka prova si përgjimet telefonike e SMS ku Çalës i kërkohet që të fshijë gjobat si nga anëtarët e grupit, ashtu edhe nga kolegu i saj i arrestuar, Arjan Uka.

Si ndërmjetës shërben shtetasi A. Xh., që është bashkëjetuesi i polices. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë, në telefonin e Entela Çalës janë gjetur SMS të shumta të targave të automjeteve, disa prej të cilave u përkasin anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

Nga verifikimet që ka bërë Prokuroria, rezulton se në sistem këto gjoba për këto targa mjetesh janë fshirë nga oficerja e Policisë. Kështu, Prokuroria thotë se provohet se Entela Çala, duke shpërdoruar detyrën, i ka fshirë këto gjoba duke përfituar shuma parash të dhëna nga shtetasi A.Xh.

Gjithashtu, shtetasja Entela Çala ndihmonte me të dhëna të tjera të siguruara për shkak të detyrës A.Xh. edhe pjesëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal. /panorama.com.al/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: GAZETAT SOT/ Faqet e para të shtypit të ditës, e diel 27 maj 2018
LAJM PAS: PROTESTA E OPOZITËS/ Policia procedon në gjendje të lirë 20 protestues

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

8 hours ago
“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Aktualitet

“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës

15 hours ago
Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…
  • Aktualitet

Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

15 hours ago

TË FUNDIT

  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • “Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • “Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

8 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

10 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

14 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.