Gjykata në Hungari do të vendose për ekstradimin e ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar. Ish- kryeministri i Maqedonisë së Veriut është arrestuar sot në mëngjes me kërkesë të gjykatës, përcjellë Zhurnal. Seanca është e mbyllur për media, ndërsa detajet do të mësohen pas përfundimit të seancës.
Maqedonia kërkoi ekstradim për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve për blerjen e Mercedesit në rastin e PSP-së me emrin “Tanku”, dhe për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill 2017, e që dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve. Gruevski siç shihet në fotografi është paraqitur me kapelë dhe me syze të cilat siç thoshte se kanë kushtuar vetëm 300 euro.