Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Fier, ku nje grua e moshuar ka humbur jetën rruges per ne spital, pasi dyshohet se eshte hedhur nga pallati ku banonte. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ne lagjen “Apollonia” ne qytetin e Fierit.
“Dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë”- ben me dije policia ne informacionin paraprak te dhene per ngjarjen.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.