Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kryemadhi foli për ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, ndërsa tha se mosfunksionimi i saj ka sjellë situatën politike në të cilën ndodhet vendi.
“Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë.
Me ç’të drejtë zoti Dvorani boton në fletoren zyrtare vendimet e KED. Kush është personi që ja ka bërë këtë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve? Mos është bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?
Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit.”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë, e pyetur se si mund të zgjdhet kriza poltike në vend, Kryemadhi theksoi edhe njëherë nevojën për zgjedhje “të lira dhe të ndershme”.
“Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka rëndësi se si janë. Por sot nuk është problemi më i madh data e zgjedhjeve. Sot duhet ti garantojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Kryemadhi.