Kur vij në Shkodër në fundjavë, më rinisin kujtimet për kohët e shkuara. E kam kaluar mirë në qytetin tim të lindjes… Sot do shkuaj për një periudhë të dashur për mua dhe plot 10 vjet në profesionin e bukur dhe të vështirë të mësuesit. Plot 10 vjet punova mësuese në shkollën profesionale “Arben Broci”, një shkollë e hershme në të cilën kam mbaruar dhe vetë.
Para se të kaloja në arsim punoja me orare të zgjatura dhe fëmijët po rriteshin. Nuk arrija të kryeja shumë punë në shtëpi se jeta ishte shumë e vrullshme. Fëmijët filluan pas shkollës të frekuentonin kurse sporti dhe ngandonjëherë dhe anglishte e matematike. Ne në Shkodër, si në tanë Shqipërinë, duhet ti merrnim nga shkolla, blenim një byrek rrugës se nuk na mjaftonte koha për drekë dhe i çoja direkt në atletikë në stadium.
Më pas në basketboll. Rrija dhe unë një orë me ta se nuk kisha ku të shkoja për një orë. Tuj pasë tanë këto angazhime si në punë me projekte e me fëmijët, e vendosa përfundimisht të kaloj në arsim. Për vetë faktin se orari i punës ishte më i shkurtër dhe unë kisha më kohë të merresha me fëmijët e mi.
Puna në arsim nuk ishte e lehtë. Përveç mësimdhënies kisha dhe klasë kujdestarie vitin e tretë që dhe sot i kujtoj dhe më kujtojnë. Shkolla ka histori nxënësish të bukura dhe të trishtueshme. Por unë e sot do kujtoj ato më tëe bukurat.
Në shkollë kishim nxenës shumë të mirë që donin të mësonin por sidomos të mësonin praktikën. Ishte 100- vjetori i Pavarësisë dhe shkolla jonë si tana shkollat e Shqipërisë nisën përgatitjet që në nëntor të bënim aktivitete të bukura. Përveç aktiviteteve me mesuesen e letërsisë ku nxënësit filluan të mblidhnin materiale për 28 Nentorin, me një maturë e biseduam që të bënim një flamur me dioda led, pasi une jepja lendën e ektronikës.
Nxënësit e morën me shumë dëshirë këtëe ide dhe e biseduam dhe me drejtorin e shkollës, një burrë zotni që kishte afër 30 vjet si drejtor. Punuam për më shumë se një vit derisa më në fund e realizuam. Materialet i blija unë në Tiranë kur shkoja me familjen sipas kerkesave të nxënësve. Ishte një punë e vështirë si të qendisësh një flamur me pe e gjilperë.
Fëmijët kishin shumë dëshirë të punonin dhe një pjesë e bankave u kthye si kantier pune me fije telash, havi, kallaj e dioda të ndryshme. Doli një punë shumë e bukur që fëmijëve u pelqeu shumë. Atë doja, që ata të ndiheshin mirë. E pelqyen të gjithë kolegët e drejtori, i cili na mbështeti e ai na e financoi me fondet e shkollës.
Nxënësit e mi ishin model e sot që nuk jam më në arsim, nxënësit i takoj në hidrocentralet tona dhe janë bërë inxhiniera e teknik të mirë. Nuk ka punë më të dashur se të japësh mësim. Falenderoj tanë kolektivin tem të mrekullueshëm, të cilët akoma i takoj e i respektoj. /Publikuar në Facebook nga Valbona Dema Kallaja, redaktuar pjesërisht nga ShkodraWeb për të ruajtur origjinalitetin/