HISTORIKE – Shkodranja Gresa Bajri renditet në 100 më të mirat e sportit të tenisit në botë…

Një sport ku Shqipëria nuk ka spikatur asnjëherë në arenën ndërkombëtare, duket se ka gjetur një përfaqësuese që premton shumë për të ardhmen. E si në të gjitha sportet e tjera, talentin e lind…Shkodra.


Gresa Bajri është emri që po lakohet mjaft në javët e fundit. Tenistja shkodrane, e cila ndeshet në kategorinë U-14, ka sjellë suksesin e parë: Ajo renditet në Top-100 në këtë sport, ekzaktësisht në vendin e 76- të.

Sukseset e fundit të arritura në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, kanë ndikuar që ajo të ngjitet në renditje, me plot 29 vënde sipas ranking-ut zyrtar. Deri më sot, nuk kishte ndodhur asnjëherë në sportin e tenisit për një sportist nga Shqipëria. E para në histori, është shkodranja Gresa Bajri.

Pas këtyre rezultateve fantastike në këtë sport, mbetet që Gresa të punojë fort, të kërkojë dhe të arrijë suksese të tjera. Talenti është premisë shumë e mirë por rruga drejt suksesit kalon nga stërvitja dhe përkushtimi. Suksese Gresa! /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel