Greqia tronditet fort nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë magnituda e tij…

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur sot ishullin e Kretës në Greqi. Mediat helene raportojnë se lëkundjet u regjistruan rreth orës 12:24 në juglindje të Kretës.

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ndodhi në një zonë detare 30 km në jug-juglindje të Zakros, ndërsa thellësia fokale ishte 10 kilometra.