“Greqia nuk do të pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë pa…”, kryeministri grek me kusht për Edi Ramën

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë Edi Rama mbi trajtimin e pakicës greke në Shqipëri, duke paralajmëruar se vendi ynë nuk do të ketë mbështetjen e Athinës për hapjen e negociatave.

Siç tha kryeministri, “Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nëse nuk shoh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike greke në vend”.

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se duhet të ndryshojë qëndrim. Ajo përdor taktika të papranueshme kundër pakicës greke dhe për këtë duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në negociatat e pranimit në BE”, tha Mitsotakis.

Mediat greke nxjerrin si shqetësim kryesor çështjen e shpronësimeve të kryera nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference për shtyp ku foli për planet e qeverisë së re greke.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal