“Grate ne Politike” mblodhi përfaqësues të programeve të Helvetas nga vende që përpiqen çdo ditë ta rrisin përfaqësimin e grave e vajzave në këshilla vendore e parlament. Znj. Voltana Ademi, Znj. Eglantina Gjermeni dhe Z.Gezim Galiqi shkëmbyen përvojën e tyre si politikanë dhe profesionistë mbi mundesitë dhe rëndësinë që ka përfaqesimi i grave në jetën publike. Bashkia Shkoder mirëpret aktivitete të tilla me qëllim transformimin e qeverisjes, përveçse një ofrues shërbimesh, edhe në një hapësire diskutimi publik! /Zyra e Shtypit Bashkia Shkoder/