Pas numerimit te fleteve te votimit per kreun e ri te Kuvendit, Gramoz Ruci ka rezultuar fitues si kandidature e vetme ne gare. Ai eshte shpallur fitues nga komisioni i votimit i ngritur per kete rast, i kryesuar nga Anastas Angjeli. Pro Rucit kane votuar 80 deputete ose 6 me shume nga sa jane te PS-se. Ne votim kane marre pjese 121 deputete, ndersa 19 nuk jane paraqitur. Kane votuar kunder Rucit 40 deputete te pranishem. Nje vote ka rezultuar e pavlefshme.
LSI nuk ka marre pjese ne votimin per kreun e Kuvendit. Kryetarja Monika Kryemadhi dhe numri 2 Luan Rama, nuk kane qene fare te pranishem gjate procesit te votimit, ndersa deputetet e tjere te kesaj force politike, nuk kane marre pjese ne votim. Te gjithe deputetet e tjere kane marre pjese, ndersa PD kishte njoftuar me pare voten kunder Rucit. /ShkodraWeb/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!