
Byroja e Kuvendit do te mblidhet sot ne oren 18:00 per te diskutuar nje kerkese te grupit parlamentar socialist, i cili kerkon perjashtimin e 6 deputeteve te opozites nga Parlamenti. Burimet bejne te ditur se PS kerkon qe te mos jene ne seancen e ardhshme parlamentare Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu nga PD-ja si dhe Kejdi Mehmetaj e Endrit Braimllari nga PS.
Pak ore para mbledhjes se Byrose ka reaguar edhe Edi Paloka, i cili permes nje statusi ne faqen e tij ne Facebook shkruan “Sot, erdhi si legen , qendroi si legen dhe iku si legen. Ashtu sic eshte ne te vertete”. Bëhet e ditur se ne Byro do te shqyrtohet edhe nje kerkese e kreut te Kuvendit, Gramoz Ruçi per te perjashtuar edhe ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati i cili u filmua teksa i hodhi uje deputeteve te opozites.







