Policia e Shtetit ka vënë në pranga katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 prill 2019 në aeroportin e Rinasit. Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.
Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë.