Grabiti kazinonen nen kercenimin e nje thike, arrestohet ne kohe rekord 30- vjecari (emri)

Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: “Shërbimet e policisë të komisariatit nr. 3, arrestuan shtetasin :
– Drilon Niko 30 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në mbrëmjen e datës 14.09.2017, ky shtetas nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit të një kazinoje të kryeqytetit një shumë lekësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /ShkodraWeb/