
Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasin L. R., 31 vjeç, banues në fshatin Bajzë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje, gjatë natës, në një dyqan, një shumë parash dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.