Gjykata ka lënë në burg tre autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor dhe vrasjes së Agur Vrenozit ditën e premte në mesditë. Autorët janë Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë me precedent, Lulëzim Demiraj banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier. Autori i vrasjes së Vrenozit është Lulëzim Demiraj, ndërsa dy personat e tjerë janë bashkëpunëtorë në krim, ndërsa akuzohen edhe për grabitjen. Vrasësi dhe dy personat e tjerë kanë shfaqur shenja pendese para gjykatës. Ata kanë kërkuar falje publike, ndërsa Demiraj ka deklaruar se nuk kanë pasur qëllim që të vrisnin Vrenozin.
Ata grabitën pikën e këmbimit të Gëzim Hoxhës duke marrë një çantë me para, në këtë moment ndërhyri Agur Vrenozi për t’i ndaluar, por u qëllua me një plumb në kokë dhe humbi jetën në spital në Tiranë. Agur Vrenozi ishte pronari i godinës, që kishte Hoxha me qira. Autorët u kapën vetëm pak minuta pas grabitjes, ndërsa u gjet dhe u bllokua edhe çanta me para që grabitën në bankë. Sot ata dolën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Pas kërkesës së prokurorit Adi Pogace, gjyqtarja Matilda Shollo vendosi që t’i lerë të tre në burg pa afat me akuzën e grabitjes me pasoje vdekjen dhe armembajtje.