Ndërkohë që studentët janë mbledhur në protestën masive para kryeministrisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë sot, përmes një shënimi në Twitter. Sipas Rames, “Mbyllja e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore”.
Kryeministri ka theksuar se protesta ka hyre ne fazen e realizimit te kerkesave baze te studenteve. Nderkohe qe vete studentet sot jane shprehur kembengules per plotesimin e 9 kerkesave, teksa kane shtuar edhe “anulimin e Ligjit per Arsimin e Larte”.
Postimi i Rames
Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët