Nga Ymer BALA, aktor
A ky qenkerka ai kangëtari i famshëm serb, Goran Bergovici, a?! E ndoqa në YouTube kangën “Kallashnikov” të cilën e paska këndue para 8-të vjetësh në Tiranë! Pashë edhe disa spektatorë që tundeshin e shkundeshin sipas ritmit të kangës!
Thashe me vedi: “Po na shkodranët kemi kangë ma të bukura se kjo me “breshëri”!
Na kemi ate kangën: “PORDHI kali n’dere te hanit, e ia njiten nji shkodranit…”
Shkodranët e dijnë se si vazhdon kjo kangë!
Me ma pague biletën e udhëtimit prej Amerike e deri në Korçë ky Gorani, e bile edhe me ma pague hotelin e ushqimin, “vallahi”, nuk e marr atë rrugë “falas” e me shkue me e ndigjue atë farë kange!
Sa kam pa e kam ndigjue kangëtarë e kangëtare unë tash nji çerek shekulli në Amerikë…Gorani , për mue “është një guriçkë!”( pa thonjëza ).
P.S. Shikim të këndshëm korçarët e mi të nderuem! /Publikuar në Facebook/