Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Fushë-Krujë – Laç. Viktima është Murat Zani, rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke ecur në rrugë kur është përplasur nga një automjet. Më pas u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.