
Policia ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës dhe prostitucionit, ndërsa raportohet për 50 të arrestuar. Të arrestuarit, sipas medieve italiane janë shqiptarë dhe marokenë, ndërsa operacionet janë zhvilluar në disa qytete: Milano, Bolonja dhe Leçe.
Vetëm në Bolonja janë arrestuar 21 persona, ndërsa operacioni vijon nga policia italiane për të vendosur në pranga të tjerë bashkëpunëtorë të rrjetit. Dy organizatat me marokenë dhe shqiptarë menaxhonin trafikun e drogës dhe prostitucionit në veri të Italisë.