
Në faqen zyrtare në Facebook, Presidenti Ilir Meta postoi sot një foto së bashku me aktorin e humorit Bes Kallaku. Përveç se janë miq mes tyre, ata treguan nëpërmjet fotografisë se kishin bashkuar forcat për një nismë humane në kuadër të javës së fëmijëve jetimë. Por pas presidentit, foton e ka postuar edhe vetë aktori Bes Kallaku, që nuk rri pa bërë pak humor. Ai i drejtohet Presidentit me një pyetje: Meqë vendi i Zonjës së Parë është akoma vakant, a mund ta zërë Ija ime me part time?