
Ditën e sotme ka pasur festë në famijen e biznesmentit të njohur Luan Bregasi dhe ish-Presidentit Bamir Topi. Nipi i tyre Etian ka mbushur 1-vjeç.
Siç dihet, vajza e Topit është martuar me djalin e Bregasit dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë fëmija i tyre i parë. Në festë ku gjithçka ishte menduar deri në detaje për të qenë e veçantë dhe shumë argëtuese, nuk mungonin edhe miq të rëndësishëm të dy familjeve.
Njëri prej tyre është edhe biznesmeni dhe botuesi i suksesshëm Irfan Hysenbelliu, si dhe blogerja e njohur, nusja e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlani. Edhe pse fëmija është shumë i vogël për të kuptuar se sa festë të bukur kishin përgatitur prindërit dhe të dashurit e tij për të, me siguri kur të rritet do ta ketë si një nga kujtimet më të bukura, ditën kur mbushi plot një vit jetë.
Ne i urojmë Etianit edhe 100 vite të lumtura bashkë me prindërit dhe familjarët e tij.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!