Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjyqtari i njohur për lirimin e “të fortëve” përjashtohet nga sistemi i drejtësisë, paraqiti dy herë dorëheqje në KLGJ

ShkodraWeb 15 October, 2022
artan gjermeni gjyqtar

Komisioni i Vetingut ka vendosur ditën e djeshme të përjashtojë për 15 vite nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimi ka ardhur pas dy dorëheqjeve nga detyra të gjyqtarit. Procesi i Vetingut për gjyqtarin e Tiranës ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. Në 25 maj të vitit 2022, Gjermeni paraqiti pranë KLGJ-së kërkesën për heqje dorë nga statusi i magjistratit, pra duke kërkuar largimin nga drejtësi. Në 26 qershor të vitit 2022, gjyqtari Gjermeni ka paraqitur një kërkesë në KLGJ duket u dorëhequr nga dorëheqja, ndërsa një javë më pas ka kërkuar përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja, e cila ishte pjesë e trupit gjykues që po shqyrtonte dosjen e tij.

Komisioni i Vetingut e ka pranuar kërkesën për përjashtimin e zonjës Çiftja, e cila është zëvendësuar me Suela Zhegun. Në 14 shtator 2022, Artan Gjermeni ka njoftuar Komisionin e Vetingut se kishte kërkuar sërish dorëheqjen e tij në KLGJ. Nga ana tjetër, KLGJ kishte miratuar dorëheqjen e gjyqtarit që në 19 shtator 2022. Ditën e djeshme, në 14 tetor 2022, Komisioni i Vetingut ka vendosur ndërprerjen e procesit të Vetingut për Artan Gjermenin si dhe përjashtimin e tij për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë.

Artan Gjermeni është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë. Më 22 maj 2007, ish ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, i propozoi KLD-së shkarkimin e Artan Gjermenit, pasi akuzohej për lidhje me bandën e Aldo Bares. Kërkesa për shkarkim erdhi pasi në disa media u publikua një bisedë, që pretendohej se ishte e përgjuar më 11 prill 2004, mes Aldo Bares dhe A.N, ku diskutohej mundësia e fitimit të tenderit për ndërtimin e rrugës Lushnjë-Fier dhe marrja e ekskluzivitetit për vendosjen e disa pikave të karburantit. U përfol gjatë fraza e Aldo Bares, ku pretendohej se thoshte që: “Dokumentet do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit”.

Megjithatë, kërkesa e Ilir Rusmalit për të shkarkuar Gjermenin u rrëzua me 6 vota kundra dhe 5 pro nga KLD-ja

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – Eduard Grishaj “vjen” sërish mes nesh, promovohen dramat e tij “Muri” dhe “Nënshtetasi” lënë në dorëshkrim
Artikull pasardhës: “Mungon TI pika ime e dobët, që më ‘detyroi’ të bëhem e fortë”, sot do festonte 28 vjetorin e lindjes, Barbana kujton me mall Ergin

TË FUNDIT

rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
  • KRENARI – Gjen në anije borsetin me 8 mijë euro, 69- vjeçarja shqiptare e dorëzon në polici… 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
berisha smart city 2026

VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.