
Apeli i Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjyqtarin Shkëlqim Miri. Ky i fundit nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Gjyqtari mësohet se është shtruar në spitalin e burgut prej katër ditësh dhe ndodhet në gjendje të rëndë.