Artan Zeneli është anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut, pas Edmond Islamajt dhe Tom Ndrecës. Ai është gjithashtu pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Seanca dëgjimore me gjyqtarin Zeneli ka nisur ne mesdite në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues drejtohet nga Etleda Çiftja dhe ka si anëtare Xhensila Pinen dhe Valbona Sanxhaktarin. Zeneli eshte i pranishem ne seance, pa avokat.
Relatorja Xensila Pine thote se Artan Zenelit i eshte revokuar viza amerikan, ne vitin 2017 dhe nuk e ka deklaruar kete ne formularin e DSIK-se.
Sipas KPK ai eshte i papershtashem per te vazhduar detyren. Sa i perket pasurise, KPK ka kryer hetimin e saj administrativ. Ai ka nje vile ne Kodren e Diellit dhe ka mosperputhje mes vleres se deklaruar ne formular dhe kontrates se shitjes 197 mije euro.
Pagesa per vilen eshte bere nepermjet bankes, por jo te shoqeria e ndertimit, por te njeri prej ortakeve. Ka mosperputhje ne lidhje me periudhen e blerjes dhe vleren e nje apartamenti tjeter ne Tirane, qe nje here thote qe e ka blere ne 1999 nje here ne 2000.
BIOGRAFIA (Nga faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë)
Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Zeneli ka lindur në Shkodër më 31 Tetor 1968. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë. Z. Zeneli është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1991. Gjatë periudhës 1991-1992 ka kryer detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Krujë. Më pas, deri në vitin 1999, ka qenë anëtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjate kësaj periudhe ka ushtruar edhe detyrën e zv.kryetarit të kësaj gjykate.
Z. Zeneli është larguar me dëshirën e tij për të ushtruar profesionin e lirë të Avokatit, prej vitit 1999 deri në vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe ka qenë njëkohësisht dhe këshilltar ligjor për kompani shumë të njohura të tregut shqiptar si AMC, Top-Channel, INSIG, etj. Ka qenë i zgjedhur për shumë vite në organet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatise dhe Dhomës së Avokatisë Tiranë. Gjithashtu, në vitet 2007-2009 ka ushtruar detyrën e Anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, zgjedhur nga Parlamenti Shqiptar. Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e Gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka kryer dhe detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate deri në korrik 2012.
Gjatë karrierës së tij Z. Artan Zeneli ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare në fushën e së drejtës. Në vitet 1993-1998 ka qënë pedagog me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Drejtësisë, te Universitetit te Tiranes në lëndët “E Drejta Civile” dhe “Procedura Civile”.
Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 7250 datë 01.02.2012 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në date 26.07.2012.