Gjykata Speciale në Hagë merr vendimin për Hashim Thaçin, ja çfarë do të ndodhë me ish- presidentin e Kosovës

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.


Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi akuzohen për krime lufte.