Gjykata riparon “gafën” e policisë, lirohet 25- vjeçarja që u arrestua për përhapje paniku…

Lirohet nga qelia dhe lihet ne detyrim per paraqitje 25-vjecarja Xhulia Aliaj, e vene ne oranga dy dite me pare, per perhapjen e panikut, me ane te publkikimeve te bera ne rrjetin social Facebook. Seanca per vleresimin e mases se sigurise eshte bere mesditen e sotme dhe gjykata ka vendosur per te rene “detyrim paraqitje’.

Avokati i saj mbrojtes, me nje shenim ne faqne e tij ne FB, shkruante pak para nisjes se seances se porosia e Xhulias ishte e qarte: “Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajs kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor”.

Policia ne momentin e ndalimit te saj njoftoi se “Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiter.rorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve’.

Perpos kesaj, policia beri me dije se “Drejtoria e Antiter.rorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital”.